Keni rast vdekje? pranoni ngushllimet tona! Humbja e një personi të dashur është një nga përvojat më të vështira që mund të kalojë dikush. Në këto momente të dhimbshme, organizimi i transportit të kufomës për në atdhe mund të jetë një proces i ndërlikuar dhe stresues. Kompania Atdheu është këtu për të ju mbështetur dhe lehtësuar këtë barrë në rast vdekje, duke ofruar shërbime profesionale dhe të besueshme për transportin e kufomave nga vendet e Europës drejt vendeve të Ballkanit.
Kompania Atdheu është specializuar në transportin ndërkombëtar të kufomave nga vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Suedia, dhe shumë vende të tjera europiane.
Në rast vdekje ne merremi me përgatitjen dhe koordinimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme, duke përfshirë certifikatat e vdekjes, lejet për transport ndërkombëtar dhe dokumentet shëndetësore. Ne sigurojmë që të gjitha procedurat të ndiqen sipas ligjeve dhe rregulloreve të vendit të origjinës dhe destinacionit.
Koordinimi me Autoritetet Lokale dhe Ndërkombëtare: Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar që transporti të realizohet pa vonesa dhe në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore.
Ofrimi i shërbimit të transportit të kufomave përmes rrugëve tokësore ose ajrore, në varësi të preferencave dhe nevojave të familjes. Ne garantojmë që transporti të jetë sa më i shpejtë dhe i sigurt, duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare.
Në rast vdekje ekipi ynë është i disponueshëm në çdo kohë për të ofruar mbështetje dhe informacion. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar në çdo hap të procesit dhe për të adresuar çdo pyetje apo shqetësim që mund të keni.